Aksion kundër ambulantëve në Korçë, Prefektura kërkon largimin e shitësve nga rruga

29 Mars, 15:59 | Përditesimi: 29 Mars, 15:59

Policia Bashkiake ka ndërhyrë sërish sot, pasi shitësit ambulantë që tregtojnë prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale përgjatë aksit nacional Korçë–Pogradec u rikthyen vetëm dy ditë pas largimit. Aksioni kundër shitësve ambulantë u ndërmor nga Prefektura e Korçës me qëllim shmangien e aksidenteve përgjatë këtij aksi rrugor.

E.H/Shqiptarja.com