Aksion për lirimin e hapësirave publike në Shëngjin, largohen shezlongët e vendosura nga beach baret

4 Qershor 2025, 16:23 | Përditesimi: 4 Qershor 2025, 16:23

Strukturat e Bashkisë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave të zaptuara në mënyrë të paligjshme përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit. Ndërhyrja vjen në kuadër të zbatimit të vendimeve të reja qeveritare që ndalojnë vendosjen e shezlongëve pa leje të rregullt në zonat publike të plazhit

r.k./Shqiptarja.com