Aksion si në filma, momenti kur RENEA shpëton avionin nga ‘pengmarrja’ në Rinas! Nano: Të jemi të aftë për t'ju përgjigjur çdo lloj krimi! Pamje nga stërvitja

28 Janar 2022, 17:54 | Përditesimi i fundit: 2022-01-28 18:24:42

Synimi i stërvitjes ishte kontrolli dhe rritja e kapaciteteve të forcave speciale, për zgjidhjen e situatave reale të ngjashme, nisur nga ngjarjet e ndodhura në aeroportin e Rinasit, siç janë dy rastet e grabitjes së vlerave monetare në këtë aeroport, ku është cënuar siguria e aeroportit dhe situata nga grabitja, mund të kishte kaluar në pengmarrje.