Aksioni kundër lojërave të fatit, 116 të arrestuar në gjithë vendin, 89 në hetim! Sekuestrohen mijëra para, drogë, municion luftarak

7 Dhjetor 2023, 15:26

Në një operacion kombëtar kundër lojërave të fatit 116 persona u arrestuan në flagrancë dhe u zbuluan 253 ambiente lokalesh që ishin kthyer në bazë paligjshmërie. Policia sekuestroi qindra materiale të paligjshme, përfshirë para, armë dhe drogë.