Aksioni për ndërtimet pa leje, shembet objekti i parë në Velipojë, asnjë kundërshti nga pronarët

7 Qershor 2021, 13:16

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje ka nisur mëngjesin e sotëm edhe në Velipojë.  Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ndërtimin e parë në në zonën e Vilunit, pranë hidrovorit në Velipojë. Janë 15 objekte që janë parashikuar që të prishen sot në këtë zonë. Deri tani nuk ka pasur asnjë kundërshti nga pronarët.