Aksioni për vaksinimin anti-COVID në të gjitha bashkitë, Veliaj thirrje qytetarëve: Vaksinohuni! Gjithmonë e më shumë aktivitete do kushtëzohen me vaksinën

15 Tetor 2021, 12:47 | Përditesimi i fundit: 2021-10-16 08:03:24

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zhvilluan sot një takim me administratorët e njësive të çdo njësie në kryeqytet, me të cilët folën për nisjen e fushatës që në fokus ka ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Veliaj tha se gjithmonë e më shumë aktivitete do kushtëzohen me vaksinën.