Aktakuzat ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së/ Gjoni: Lojë e pisët politike! Ndërhyrje nga vende pro ruse e serbe! Prishin figurën e shqiptarëve

5 Nëntor 2020, 22:36

Për anëtarin e komisionit të jashtëm, Ralf Gjoni aktakuzat ndaj ish drejtuesve të UÇK-së është një lojë e pisët politike. I ftuar në Repolitix, ai deklaroi se këto aktakuza, të cilat ende janë nën hetim, ndikojnë në perceptimin e ndërkombëtarëve mbi Kosovën dhe Shqipërinë ku kanë një impakt shumë të madh dhe në marrëdhënie të ndryshme midis shteteve.