Aktivizohet vatra e zjarrit në Pishporo, dy avionë në operacion për shuarjen e flakëve

23 Gusht, 13:47 | Përditesimi: 23 Gusht, 13:47

Zjarri që ra ditën e djeshme në zonën e Pishporos, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish. Flakët janë përhapur në zonën e prekur, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të situatës.

Në operacion janë angazhuar dy avionë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Terreni i vështirë dhe era po favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave nga toka.

E.H/Shqiptarja.com