Aktori Gent Kame në protestë: Shqipëria po humb njerëzit e saj, shqiptarët po humbin identitetin e tyre

12 Mars 2022, 12:17 | Përditesimi: 12 Mars 2022, 12:17

Aktori Gent Kame iu bashkua protestës së qytetarëve sot para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

"Shqipëria po humb njerëzit e saj, shqiptarët po humbin identitetin e tyre. Shtrenjtimi i jetës është rrjedhojë, problemi është keqqeverisja. Ne duam frymë të re. I bëj thirrje vëllezërve dhe motrave të policisë, qeveritë shkojnë dhe vijnë, por mos tradhtoni popullin tuaj, lironi ata djem", tha ai.

KT/Shqiptarja.com