Prej 19 marsit në Shqipëri është konfirmuar prezenca e gripit të shpendëve në vendin tonë dhe qytetarët gjenden të dyzuar nëse duhet të konsumojnë një pulë ose jo. Përballë këtij dyzimi, në ndihmë nuk vijnë as institucionet, ku ndonëse Autoriteti Kombëtar të Ushqimit (AKU) thotë se ka zbarkuar në terren me inspektime, në tregun e Fierit nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
“AKU siguron konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda stadardeve të gjurmueshmërise dhe janë të verifikuara nga inspektorët, të cilët janë në terren, tha dje AKU.
















