Akuza të reja për inceneratorët, Partia e Lirisë: Depozituam 50 dokumente në SPAK

23 Gusht 2022, 16:24

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka në një konferencë për mediat deklaroi se kjo parti ka depozituar në SPAK 50 dokumente të cilat i ka bërë publike në deklaratat e ‘strukturës Antikorrupsion’.