Akuzat e deputetëve demokratë ndaj Ardian Çelës për blerje votash, dënohet me 200 mijë lekë Ferdinant Xhaferri! Kreu i OSHEE nuk pajtohet me Këlliçin, shkon në proces gjyqësor

25 Shkurt 2022, 17:05 | Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 17:05

TIRANË- Kreu i OSHEE, Ardian Çela ka paditur disa nga deputetët demokratë për akuzat e tyre se Çela gjatë zgjedhjeve të 25 prillit ka drejtuar një grup të strukturuar kriminal për blerjen e votës për Partinë Socialiste.

Sot në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e pajtimit mes Çelës dhe Këlliçit, ndërsa palët nuk kanë pranuar të pajtohen dhe për këtë arsye GJKKO ka vendosur të hap proces gjykimin.

KT/Shqiptarja.com