Akuzat ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Konjufca: Është politike! Nuk hetohen veprimet individuale, tentohet të njolloset lufta për liri

9 Nëntor 2020, 22:29

Për ish-Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, aktakuzat ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, është politike.

I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" ai tha se në atë aktakuzë, ka një tentativë për ta konsideruar të gjithë UÇK-në një ndërmarrje kriminale dhe se nuk heton krime individuale.