Në Dhomat e Specializuara në Hagë, nisi sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku palët mbrojtëse do të paraqesin dëshmitarët e tyre. I pari që dëshmoi ishte James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë periudhës së luftës.
Lidhur me këtë ish- komandanti i UÇK Nasim Haradinaj në një lidhje skype për emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' tha se Rubin shkatërroi akuzat në Hagë kundër Hashim Thaçit.
‘Po e ndoqa, më la përshtypjen e një diplomati të zot dhe e shkatërroj dëshminë e prokurorisë dhe thashethemet e njerëzve në Kosovë që lirinë e duan dhe atyre që e sollën lirinë nuk e duan. Ne ishim një strukturë vullnetare ishte në vullnetin tonë, ne kemi pasur ushtarë që kush ka dashur ka dal prej frontit të luftës, pa përgjegjësi dhe ka luftuar pa përgjegjësi dhe jemi munduar që të bëjmë propagandën e luftës sepse duhet, kishim popull brenda nesh që se vlerësonin që mund të çlironim vendin dhe për ta’, tha ai.



















