Akuzohet për përdhunimin e nipit, 45-vjeçari mohon akuzën në gjykatën e Beratit: Është 'montim'

25 Nëntor 2021, 19:39 | Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 19:39

45-vjeçari i cili akuzohet për përdhunimin e nipit të tij ka dalë përpara trupës gjykuese në Berat dhe ka mohuar akuzën që rëndon ndaj tij. 45-vjeçari, B.K., është njohur me masën 'arrest me burg', ndërsa ka thënë se kjo ngjarje është e inskenuar.

Ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza e "marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur". Ai u arrestua mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës duke ardhur për Shqipëri.

KT/Shqiptarja.com