Akuzohet për vrasje me pagesë në dosjen ‘Metamorfoza’, Franca i hap rrugë ekstradimit të Behar Bajrit, mbërrin sot në Shqipëri

15 Nëntor 2023, 18:51

Franca pranon ekstradimin e të shumëkërkuarit Behar Bajri në Shqipëri. Interpoli e dorëzon në Rinas të akuzuarin për vrasje me pagesë në kuadër të dosjes Metamorfoza ku u përgjua duke diskutuar për planin e vrasjes së dy personave.