Akuzohet se fshehu 60.000 euro, policia kallëzon Myslim Murrizin në Prokurori! Ish-deputeti për Report Tv: Gjithçka e stisur! Paratë e Lulit apo të Ramës kam pastruar? Ata i kanë lavatriçet e tyre

5 Janar 2022, 17:40 | Përditesimi: 5 Janar 2022, 17:40

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi është vënë në hetim nga Prokuroria e Tiranës për mosdeklarimin e një transaksioni 60 mijë euro nga kompania që ai zotëron 50% të aksioneve. Në periudhën 2014- 2019 janë kryer nga kompania 'Murrizi 2009' gjithsej 575 mijë euro transaksione, 515 prej të cilave janë deklaruar në ILDKPKI, ndërsa 60 mijë euro mungojnë në deklarime. Në një reagim për Report Tv, Murrizi e quan sulm politik.

    AV/Shqiptarja.com