Drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Gjuz të Luzhnjës, Rrahman Çela i cili ra në pranga të policisë një ditë më parë, është lënë në burg, me akuzën se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçare.
Gjykata e ka parë të arsyeshme akuzën e nxënëses dhe ka marrë masën ‘arrest me burg’ për drejtorin deri në përfundim të hetimeve.

















