‘Alarm i kuq’, Braçe publikon pamjet nga zjarri masiv në Poliçan: Rrezikon të djegë fshatrat me radhë! Duhet ndërhyrje nga ajri

11 Gusht, 16:30 | Përditesimi: 11 Gusht, 16:30

Deputeti Erion Braçe ka publikuar disa pamje nga flakët masive që kanë përfshirë Poliçanin. Krahas pamjeve alarmuese, Braçe shkruan në postim se zjarri ka dalë nga qyteti e po ngjitet në Kapinovë, po i afrohet Mbrakullës dhe rrezikohet i gjithë ky fshat, më i madhi i bashkisë, të digjet.

Ligjvënësi socialist u bën thirrje autoriteteve përkatëse të ndërhyjnë nga ajri për shuarjen e flakëve, pasi është e vetmja zgjidhje.

r.k./Shqiptarja.com