Alarmi me paraburgimet/ Kolegjet e Bashkuara të GJL thirren për të riparë praktikën e “arrestit me burg”. Sadushi: Vendime të arsyetuara dhe masa alternative sipas GJEDNJ

10 Mars, 17:32 | Përditesimi: 10 Mars, 17:32

Me një vendim të kryetarit Sokol Sadushi, Gjykata e Lartë ka nisur procedurën për ndryshimin e praktikës së njësuar të deritanishme për masat e sigurisë, i zbatuar që prej një dekade e gjysmë në Shqipëri, që prej vendimit unifikues nr. 7 të datës 14 tetor 2011. Pikërisht rregullat procedurale të vendosura në këtë vendim synohet të ndryshohen pas kësaj nisme.

A.M/Shqiptarja.com