Alban Zusi: Rritja e çmimeve si pasojë e ndikimit nga tregu ndërkombëtar! Brenda muajit njerëzit do të kenë 20% më shumë shpenzime, të merren masa! Të hetohen abuzimet

9 Shtator 2021, 13:20 | Përditesimi i fundit: 2021-09-09 14:59:03

Shqiptarët duke filluar nga ky muaj do të kenë 20% më shumë shpenzime në  konsumin e përditshëm dhe Qeveria duhet të marrë masa, sidomos në mbështejeve të familjeve në nevojë.

Apelin e ka bërë në studion e Report Tv, kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, i cili ka konfirmuar se rritja e çmimeve në vend për prodhimet e shportës ka ardhur kryesisht si rezultat i ndikimeve nga tregu ndërkombëtar. Sipas tij gjithçka ka nisur në tregjet ndërkombëtare.