Aldo Bumçi: Shkresa 'Për Shkëlzen Berishën' është false, kam kërkuar hetim! Ish-ministri pranon takimet me djalin e ish-kryeministrit në zyrë

14 Dhjetor 2023, 12:47

Për herë të parë, është pyetur në GJKKO për Gërdecin, ish-ministri i drejtësisë Aldo Bumçi. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se Bumçi ka pretenduar se faksi për ‘Shkëlzen Berishën’ është fals. Ai tha se kishte bërë një kallëzim pas shpërthimit në Gërdec, duke pretenduar se ishte e falsifikuar dhe se sipas tij ka qenë detyra e Prokurorisë së Tiranës aso kohe që ta hetonte.