'Aleanca për ndryshim' koalicioni i Bashës me aleatët, analisti Nesturi: Është listë e PD, ka logon e saj! Bashkimi i këtyre partive rrëzon parimet morale të opozitës së bashkuar

24 Shkurt 2021, 21:59

#reportTV #lajmeshqip #lajme Në emisioni "Repoltix" në Report Tv po diskutohet koalicionit që kreu i PD-së, Lulzim Basha me 13 aleatët po përpiqen të krijojnë nën emrin "Aleanca për ndryshim" dhe logon e PD. Sot është edhe afati i fundit të regjistrimit të koalicionin të PD me aleatët në KQZ. Analisti Plator Nesturi e cilësoi koalicionin "Aleanca për Ndryshim" si një listë të PD që del me logon e saj dhe jo një koalicion të opozitës së bashkuar. Për të ka rënie të principit moral të opozitës së bashkuar, dhe kjo u pa me futjen në koalicion të Bamir Topin kritikuesin e PD dhe Artur Roshit, në një kohë që sipas analistit të opozitës së bashkua iu kërkua të hiqej dorë nga mandatet. Ky kolaicon tha analisti ka shkelur të gjitha parimet morale të opozitës së bashkuar në këto dy vite. "Ky koalicion më duket sitave dheu në qebaptore ku njëri do haj mishin dhe tjetri vetëm lyerjen që ka ngelur. Që nga sigla në një farë mënyrë në momentin që nuk ndryshon dhe të ketë sigël, pasi kjo paraqitet si listë e PD dhe jo më opozitë e bashkuar pasi ajo ka rënë dhe pazaret bëhen me Bashën për një vend se ku do të renditen. Më së shumti kjo është listë e PD dhe jo koalicion. Duke i shtuar edhe element të tjerë, pasi nuk marrin pjesë vetëm ato të opozitës së bashkuar, kemi futjen e Topin që ka qenë kritikues i saj, kemi rënin e premtimit dhe principet morale të opozitës së bashkuar. Në momentin që të gjthë hoqën dorë nga mandatet e tyre dhe kemi Roshin në Kuvend që futet, ka rënë principi i parimit moral pse nuk janë dhe personazhet e tjetër që morën Partia e Dhimitër Muslisë që është partia e Mark Frrokut, i akuzuar dhe larguar nga dekriminalizimi", tha Nesturi