Aleatët e PD negociata për të 'braktisur' grupin parlamentar të Bashës e Berishës! Bëhen bashkë Mediu, Dule, Shehi dhe Duka! Idrizi ende pa vendim

8 Shtator 2021, 12:35 | Përditesimi i fundit: 2021-09-08 14:45:27

Teksa duhen edhe 2 ditë nga nisja së legjislaturës së re të Kuvendit, aleatët e Partisë Demokratike po diskutojnë krijimin e një grupi parlamentar të ndarë nga ai i selisë blu. Pasditen e sotme pritet që kreu i PAA-së, Agron Duka, ai i PR-së, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule të takohen për të vendosur mbi planin e tyre. Mbledhja do të jetë informale.

Parimisht dakord janë pjesa me e madhe e aleateve, përveç kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, që nuk ia ka konfirmuar ende nëse do bashkohet me aleatët  e tjerë për një grup parlamentar. Për të formuar një grup parlamentar, sipas Rregullores së Kuvendit duhet që të jenë të paktën 7 deputetë.