Alibeaj: 100 të korruptuar përfituan nga amnistia, minuat punën e SPAK! Manja: U liruan vetëm 8 të dënuar nga GJKKO, asnjë zyrtar i lartë

9 Maj, 15:18

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka insistuar se asnjë zyrtar i lartë i dënuar nga Gjykata e Posaçme apo që ka qenë simbol korrupsionit, nuk ka përfituar nga amnistia. Në interpelancën me demokratin Alibeaj Manja tha se vetëm 20 kanë qenë të dënuarit nga GJKKO që u liruan nga ulja e dënimit, nga të cilët vetëm 8 për vepra të lidhura me korrupsioni, nëpunës të vegjël. Por Alibeaj akuzoi për fron anti SPAK, me mesazhe të qarta për drejtësinë e re.