Alibeaj kritika Nikollës në Kuvend: Po abuzoni me pozicionin tuaj! Keni bërë rezolutën një muaj e gjysmë me vonesë

14 Korrik 2022, 10:59

Nga vendi, deputeti i PD-së, Enklejd Alibeaj, u shpreh se kryetarja Kuvendit, Lindita Nikolla ështëduke abuzuar me pozicionin e saj.

Po abuzoni me pozicionin tuaj. Kush e vendos, unë jam kryetari i komisionit. Jo vetëm që jeni me një muaj e gjysmë me vonesë por keni bërë diçka që nuk është e drejtë. Kaluam rezolutën e Srebrenicës dhe jo të Kosovës? Seancën tjetër do duhet domosodshmërisht të jetë rezoluta jonë por edhe rezoluta tjetër.- tha ai