Alibeaj: Paketë ligjore për dekomunistizimin, ngjarjet e djeshme me foto e Enver Hoxhës të mos ndodhin më

29 Nëntor 2021, 13:27

Partia Demokratike do të propozojë në Kuvend nj paketë të plotë ligjore lidhur me mospërdorimin të simboleve komuniste. Aliebaj tha se kjo paketë do të sjellë me ligj dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare dhe ndarjen e saj përgjithmonë nga diktatura. E gjithë kjo nisëm u ndërmor pas incidentit të djeshëm në grupin e Komisionit të Sigurisë, ku deputeti i PS, Bujar Çela uroi 29 nëntorin me foton e Enver Hoxhës.