Enkelejd Alibeaj i ka bërë edhe një herë të qartë Sali Berishës se bashkimi i PD do të ndodh vetëm me ata demokratë që nuk cenojnë vlerat dhe marrëdhëniet me SHBA dhe BE. ALibeaj tha po ashtu se PD lindi si parti pro-amerikane dhe anti-ruse dhe se Berisha 'non grata' nuk mund të jetë pjesë e saj.
“Skena të tilla si ato të 8 janarit nuk duhet të përsëritën më. Mendja e njerëzve të kësaj partie duhet të jetë e hapur dhe të jetë e hapur duhet të pranojmë realitetin dhe realiteti është bashkimi me ato vlera që nuk cënojnë marrëdhëniet me SHBA dhe BE dhe këto vlera nuk hidhen në votim”, tha Alibeaj.



















