Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur për mediat në lidhje me bashkimin e PD-së pas dorëheqjes së djeshme të Lulzim Bashës.
"Dita e sotme kujton për këdo të gjitha ata që 30 vite më parë zgjodhëm lirinë dhe demokracinë. Bashkimi të vlerat është çelësi i të gjitha atyre që vuajnë peshën e diktaturës. Bashkimi të këto vlera, respekti te njëri-tjetri. Kjo është thirrja që sot më shumë sesa kurrë buron nga shpirti dhe zemra e çdo demokrati dhe e çdo shqiptari. Bashkimi është ndërdemokratë. Bëhet fjalë për të gjithë demokratët e sakrificës, vuajtjes, e atyre që ndjejnë peshën e madhe. Sot është ditë festë. Do të kemi kohë për të biseduar për të gjitha procedurat. E rëndësishme është qëllimi i miri që të burojë nga ato vlerat që unë thashë", tha Alibeaj.



















