Alibeaj: Përplasja e PD-së me SHBA do çimentojë regjimin e Ramës

5 Shtator 2022, 12:24

Në mbledhjen me deputetët që e kanë rifonfirmuar si kryetar grupi, Enkelejd Alibeaj nuk ka lënë pa dërguar sinjale për PD-në e Berishës. Ai tha se kjo forcë politike do të vijojë që të ketë si qëllim kryesor forcimin e marrëdhënieve me SHBA. Sipas tij, nëse PD-ja do të përplaset me aleatin më të madh të shqiptarëve, atëherë do të vuloste regjimin e Ramës.