Alibeaj: SPAK duhet të ecë me këmbët e veta, amerikanët s’ikën kurrë, Rama-Berisha ‘kënduan’ para kohe! PS-PD duan ta godasin me bashkim votash! Publikimi i përgjimeve, i gabuar

7 Prill, 18:35

Deputeti Enkelejd Alibeaj  tha sot në ‘Studio Live’ se amerikanët nuk ikën asnjëherë nga SPAK, kurse Rama dhe Berisha u gëzuan para kohe duke ‘kënduar’, teksa kanë qëllim që ta godasin në mënyra të ndryshme, duke pasur qëllim bashkimin e votave në parlamentin e ardhshëm.

“Nisën të këndonin si Rama, ashtu dhe Berisha, kur amerikanët ikën nga SPAK. Rama tha “amerikanët ikën dhe PS ishte garancia e vetme”. Pra sipas tij SPAK ishte produkt politik. Çështja është se amerikanët u kthyen, por në fakt s’kanë ikur ndonjëherë, për fat të mirë. Tani institucioni i SPAK duhet të ecë me këmbët e veta. Unë mendoj se si kanë qenë dhe si s’kanë qenë amerikanët, SPAK dha provën më të madhe në optikën time me goditjen që bënë dhe tregoi se është institucion koshient për punën e vetë. SPAK i dha edhe mesazh politikës dhe modelit të vjetër. Megjithëse perfeksioni duhet ta pranojmë është ende larg”, shprehet ai.