Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të sanksionohet kryeministri Edi Rama për gjuhën e përdorur duke thënë se vetëm gjendja e rënduar mund ta shpëtojë.
"Duhet sanksionuar nga juve pavarësisht se është ulur poshtë jush. Për historinë e budallenjve apo të hajdutëve, këtu mund të jenë shumë të rinj dhe në kohën kur zotëria ishte ministër kulture, ikonat i çoi në Gjermani dhe nuk u kthyen kurrë këtu. Për procedurë po them, për të kthyer seriozitetin e diskutimit në këtë sallë dhe për të folur për gjërat që i interesojnë shqiptarëve dhe jo budallenjve siç pretendon ai, të flasë nga Ina Zhupa. Pres sanksionet për deputetin Rama, vetëm gjendja mendore e rënduar e shpëton nga sanksioni', tha Alibeaj.
Në replikën e tij, kryeministri Rama u shpreh se kanë nivel të ulët të gjuhës duke shtuar se nuk i tha askujt budalla, por kanë budallallëkun si sëmundje ngjitëse në kope. Ndër të tjera i thekson se nuk është problemi i tij nëse ndihen dele dhe e marrin për fyerje.