Alibeaj-Ramës: Shiko non gratat e tu! Përgjigjet kryeministri: M’i trego ku janë

23 Maj 2022, 20:53

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i ka thënë Edi Ramës të shohë non grata e Partisë Socialiste.

“Thjesht për simetri logjike dhe për të qenë i ndershëm do i shihni non grata e tu. Lexo njoftimin e DASH, kjo di të ishte fisnikëri politike, kjo do të tregonte ty pro perëndimorin. Ti që parashikon shumë gjëra që ndodhin në të ardhme, e ke të shkruara në raportin e DASH. Pse s’të vjen mirë. Nuk ti përmenda me emër se e kam aq edukatë, vetëm për faktin që fatkeqësisht je ulur në atë vend, mund të jesh jo kaq hipokrit e i dhunshëm. Nuk e kam fjalën për nostalgjiket që s’të bëjnë asnjë lloj përshtypje plagët e diktaturës janë ende të gjalla, prandaj ka ardhur koha që mbeturinat e komunizmit të largohen nga salla, bashkë me to edhe ti, ti je monumenti më i lartë komunizmit në këtë vend”, u shpreh Alibeaj.

Rama i kërkoi t’i tregojë ku janë.

”Ma trego në grupin paraletrar të PS kush është non grata. Sepse provove atë që të thash unë, njësoj siç mësonte shoku Enver dhe partia e non gratës tuaj, shko te djali kërko llogarinë për babanë, dil te nipi kërko llogari për dajën. Kë ke non grata. Do ta kujtoj unë se kë keni non grata në mes të sheshit”, tha Rama.