Alimehmeti: Një studim thotë se kush e ka kaluar COVID në 6 muajt e fundit s’do vaksinohet! Ai që del pozitiv pas dozës së parë s'bën të dytën

23 Shkurt 2021, 23:15

Kush e ka kaluar COVID në 6 muajt e fundit s’do të vaksinohet, ishin këto sugjerimet e një studimi që bëri me dije në “Repolitix” epidemiologu Ilir Alimehmeti. Në këtë studim Alimehmeti tha se ka dhe një tjetër të dhënë të rëndësishme që thotë se ai që del pozitiv pas dozës së parë s'bën të dytën.

“Kemi studime që me 1 dozë të vetme titi i antitrupave shkon shumë i lartë dhe efektet anësore që ka personi që e ka kaluar njëherë pozitivisht dhe është zero pozitiv ka efekte më të mëdha. Po e përgatit dhe italia një dekret që thotë kush e ka kaluar 6 muajt e fundit sdo vaksinohet. Më pas do vaksinohet me 1 dozë të vetme. Kishte dhe 1 element kush del pozitiv pas dozës së parë dozën e dytë se bën. Sepse një dozë e vetme për një person që e ka kaluar është super, ndërkohë që doza e 2 mund të shkojë për dikë që nuk e ka kaluar”, tha Alimehmeti.