Ambasadori gjerman vëzhgon zgjedhjet në Shkodër: Procesi po ecën shumë mirë! S’kam pasur sinjalizim për shit-blerje votash

6 Mars 2022, 12:59 | Përditesimi: 6 Mars 2022, 12:59

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf, ka vëzhguar procesin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në qytetin e Shkodrës. Zingraf, teksa vlerësoi si shumë të mirë procesin e votimit, tha se nuk ka pasur ndonjë sinjalizim për shit-blerje votash.

‘Mendoj se të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme për vendin. Unë personalisht jam kureshtar të shikoj si është atmosfera e përgjithshme e zgjedhjeve, gjykoj se është një përgatitje shumë e mirë e tyre. Unë vij herë pas herë me shumë dëshirë në Shkodër, nuk ka pasur një shkak të veçantë, ishte e rastësishme ardhja ime në Shkodër. Kisha kureshtje. Në vendin tim nuk ekzistojnë zgjedhjet të pjesshme të këtij versioni, ishte dhe kjo një arsye e shtuar pse erdha. Ka patur në raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e kaluara, rreth rasteve për shitblerje votash. Nuk kam pasur sinjalizim për zgjedhjet aktuale për raste shit-blerjesh votash. I referohem edhe Celibashit, i cili theksoi pak ditë më parë se kanë mbërritur asnjëlloj rasti të shitblerjes të votave.’- tha Zingraf.

  •  

r.k./Shqiptarja.com