Ambasadori i Ukrainës pëson infarkt në Voskopojë, pritet të transportohet drejt Tiranës

14 Shtator, 13:13 | Përditesimi: 14 Shtator, 13:34

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar infarkt gjatë vizitës në Voskopojë, në juglindje të vendit.

Mësohet se ambasadori ka qenë me bashkëshorten e tij për të vizituar fshatin turistik të Korçës, dhe nuk ka patur axhendë takimesh zyrtare.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabël pasi u dërgua me urgjencë në Spitalin e Korçës, teksa pritet të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

r.k./Shqiptarja.com