Përfaqësuesi i Përhershëm i Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara Ferit Hoxha, ka mbajtur një fjalim në mbledhjen urgjentë të Këshillit të Sigurimit.
Nëpërmjet fjalës së tij Shqipëria dënoi agresionin e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.
‘Rusia po sulmon brutalisht fqinjin e saj të cilit dëshiron t'i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin.’- tha ambasadori Hoxha.
Shqipëria i bëri thirrje OKB-së që të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
















