Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim dhe drejtorin e KESH, Ergys Verdho kanë inspektuar zonën ku është parashikuar ndërtimi i HEC Skavicës, ku tashmë ka nisur puna në terren për përgatitjen e projektit final të kësaj vepre.
Në këtë inspektim ka marrë pjesë edhe një delegacion i nivelit të lartë të kompanisë amerikane Bechtel, i kryesuar nga Shaun Kenny, President global i Bechtel Infrastructure dhe Justin Siberel, President për rajonin e Europës dhe Lindjen e mesme. Punimet e para në terren janë përqendruar në studimin gjeologjik të zonës dhe më tej do të vijojnë studimet për të përcaktuar vendin ku do të ndërtohet diga dhe elementët e tjerë të veprës.














