Amnistia penale/ Manja: Ishte shumë e butë, duhej të ishte më e gjerë! Përfituan vetëm 8 dënuar nga GJKKO, s’janë simbol i korrupsionit

9 Maj, 10:55

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është thirrur në interpelancë nga Partia demokratike lidhur me amnistinë penale. Manja tha edhe njëherë se asnjë zyrtar i lartë i korruptuar që është dënuar nga GJKKO nuk ka qenë përfitues i amnistisë. Sipas Manjës, janë vetëm 8 të dënuar nga GJKKO që janë amnistuar, për të cilët thotë nuk janë simbol i korrupsionit.