Amnistia, përfitojnë 570 të dënuar! Pushojnë çështjet për të dënuarit deri në 2 vite! Përjashtohen të dënuarit përjetë, veprat e rënda dhe të dënuarit e GJKKO

6 Nëntor 2023, 20:29

Rreth 570 të dënuar pritet të përfitojnë nga amnistia, në projektligjin që tashmë është bërë gati nga ministria e Drejtësisë. Përmes kësaj amnistie, përfitojnë dhe përjashtohen nga vuajtja e dënimit, burrat e dënuar me 3 vjet ose më pak, për dënime të dhëna deri më 20 qershor 2023, ndërsa gratë përfitojnë deri në 4 vite dënim.