Ankimi i ish-gjyqtarit të lartë Shkëlzen Selimi/ 'Strasburgu' s'e rikthen në detyrë, por urdhëron dëmshpërblim 6500 euro: Iu cenua gjykimi i drejtë

25 Nëntor, 17:14 | Përditesimi: 25 Nëntor, 17:14

Në një tjetër çështje që përfshin procesin e vettingut në Shqipëri, Gjykata e Strasburgut ka konfirmuar vendimet e marra. GJEDNJ i ka thënë jo kërkesës së ish anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, për ta zhbërë shkarkimin e tij dhe rikthimin në detyrë, ndonëse 7 gjyqtarë të Strasburgut kanë gjetur shkelje të nenit 6 të Konventës për proces të drejtë ligjor dhe e kanë dëmshpërblyer me 6500 euro.

r.k./Shqiptarja.com