Ankimoi vendimin e KLGJ që e shkarkoi nga detyra, KPA shtyn në 21 shkurt seancën për 'fatin' e gjyqtares Enkelejda Hoxha

20 Janar 2022, 12:17 | Përditesimi: 20 Janar 2022, 12:17

Kolegji i Posaçëm i Apelimit  (KPA) ka shtyrë për në datën 21 shkurt vendimin për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha, pasi kjo e fundit nuk ishte dakord me KLGJ, që e shkarkoi pas arrestimit të saj nga SPAK gjatë superoperacionit në Gjykatën e Krujës. Shkak për shtyrjen e seancën është bërë kërkesa e vetë ish- gjyqtares për t'u njohur me dokumentet që KLGj i ka vënë në dispozicion KPA-së, lidhur me argumentet që ka dhënë për shkarkimin e saj.

r.k./Shqiptarja.com