Apeli i GJKKO la në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’ për Berishën, Gjokutaj: Do të shkojmë në Gjykatën e Lartë

21 Nëntor 2023, 11:30

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj në një dalje për mediat tha se vendimin e GJKKO ndaj Berishës për masën ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim të daljes jashtë vendit’ do ta çojë edhe në Gjykatë e Lartë.  

“Berisha nuk ka rrezik që të ikë. 2 herë në javë është në parlament ndërsa prokuroria e kërkon 1 në 2 javë. Ajo masë rrjedh nga një arsyetim anti-kushtetues. Të enjten kemi seancën e rradhës për humbjen e fuqisë. Do shfrytëzojmë të gjitha mjetet ligjore, do jetë një betejë e gjatë. Do të shkojmë në gjykatën e Lartë”- u shpreh Gjokutaj mes të tjerash.