Apolonia drejt UNESCO! ‘Shën Mëria’, e vetmja kishë Bizantino-Romake, historianët: Duhet të mbrohet, është unikale

28 Tetor 2022, 17:13

Kisha dhe Manastiri i Shën Mërisë, janë objekte të rralla të trashëgimisë kulturore. Ato duhet të mbrohen nga UNESCO, thanë historianët Ilirjan Gjika dhe Admir Xhelaj për Report TV. Dosja është dorëzuar para disa vitesh, por ende nuk është marrë në shqyrtim.