Arben Kraja drejt largimit nga detyra si kreu i SPAK-ut! Hapet gara për kandidatët e rinj të Prokurorisë së Posaçme

16 Shtator 2022, 10:18

 TIRANË- Arben Kraja është drejt largimit nga detyra si kreu i SPAK duke hapur garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Ka nisur mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë i cili pritet të nisë gjithashtu edhe garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.