Deputeti i PD, Arbër Agalliu, në fjalën e tij në debatin në Kuvend për çmimet tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për t'i gjendur pranë familjeve.
"Shqipëria renditet e dyta në Evropë për azilkërkues. Sot çmimi i karburantit është 233 lekë. Çfarë masash po merr qeveria ndërkohë që në Maqedoni është ulur TVSH-ja dhe akciza për karburantet. Ndërkohë që është hequr TVSH për prodhimet e shportës. Hiqni taksat, boll u paguan inceneratorët. Ka deputetë këtu që paguajnë 800 euro në muaj për shkollën e fëmijëve. Shqiptarët janë të varfër, nuk kanë çfarë të hanë", tha Agalliu.