Armë me 125 fishekë me vete, kaloi aeroportin në SHBA e Angli dhe u kap në Rinas! Nisin hetimet, si i shpëtoi kontrolleve! Kërkohet bashkëpunimi me FBI dhe NCA angleze

17 Janar 2022, 14:41

51-vjeçari Renato Hajmeli u arrestua 4 ditë më parë në Rinas pasi është kapur me armë zjarri pistoletë dhe 125 fishekë në valixhen e tij. Burime të Report Tv nga Prokuroria bëjnë me dije se në organin e akuzës po vijojnë hetimet dhe për këtë është kërkuar edhe bashkëpunimin i autoriteteve te huaja.