Armë nga Shqipëria në Angli, arrestohet organizatori në Shkodër! 2 anëtarët e grupit pranojnë trafikun: Na thirri Roseljo Arifi

22 Shtator, 15:47 | Përditesimi: 22 Shtator, 15:47

Organizatori Arifi së bashku me dy të tjerë, Jurgen Susa dhe Segest Meti, të arrestuar ditën e djeshme, u zbuluan një ditë më parë teksa drejt Anglisë kishin nisur një televizor, brenda të cilit kishin fshehur një armë zjarri të çmontuar së bashku me silenciator. Grupi ka trafikuar armë edhe të paktën 3-4 herë të tjera. 

r.k./Shqiptarja.com