Armë të hedhura në shtëpinë e pabanuar, fëmijët gjejnë 2 kallashnikovë në Pogradec

26 Shtator 2021, 20:22

POGRADEC- Gjatë mesditës së sotme, teksa po luanin, 2 fëmijë të mitur kanë gjetur 2 armë zjarri, kallashnikov në një banesë në Pogradec pronari i së cilës jeton në emigrim prej vitesh, në Angli.

Policia mbërriti në vendngjarje, ndërsa dyshohet se armët janë hedhur në oborrin e shtëpisë, pasi ngjitur me shtëpinë është një rrugicë, në të cilën kalojnë njerëzit e lagjes.