Arratisja e Altin Ndocit/ Lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit, i dyshuar për shpërdorim detyre! Gjykata i cakton masën ‘arrest shtëpie’

31 Mars, 16:01 | Përditesimi: 31 Mars, 16:01

Indrit Cerloj akuzohet për “shpërdorim detyre” ndërsa është arrestuar pas arratisjes spektakolare të të paraburgosurit Altin Ndoci më 13 janar, teksa po shoqërohej në spital për një vizitë shëndetësore në shkelje totale me procedurat e shoqërimit, pa pranga në duar dhe tërësisht i lirë.

I.M/Shqiptarja.com